Transmetuar më 26-07-2017, 13:50

Është kafeja më e fortë në botë. Njihet me emrin “Mashable”, dhe nëse e pini do të rrini zgjuar për tre ditë me radhë.

Kjo lloj kafeje është e barabartë me 4 kafe ekspres dhe 8 kuba me kafe të akullt, që secila është si të pish 2 kafe ekspres.

Për ta pasur më të qartë se sa e fortë është kjo pije, duhet të dini se 10 gramë kafeinë konsiderohet një sasi “vdekjeprurëse”.

Steve Bennington, pronari i kafenesë ku shërbehet kjo kafe, thotë se bëhet fjalë për një pije që duhet konsumuar shumë ngadalë, përgjatë disa orëve ose edhe ditëve.

Kafeja është ideuar për një infermiere që duhet të rrinte zgjuar për turnin e tretë. Pasi e piu këtë kafe, ndenji zgjuar 3 ditë rresht.

Rekomandohet që një person të mos marrë më shumë se 200 mg kafeinë në ditë. /k.k/noa.al/