Transmetuar më 26-07-2017, 12:13

Një nënë e re ka përfunduar e “kryqëzuar” pas një fotografie të publikuar në Facebook.

Në të shihet Kayla Marlowe, një nënë e re amerikane nga Portland, në Oregon, e cila publikoi një foto ku shihet duke i dhënë gji fëmijës, ndërkohë që tymos marijuanë.

Fotografinë e publikoi në një grup për prindërit që përdorin kanabis të quajtur ‘CannaParentingSupport.V.420’, ku shihet me një shoqen e saj duke tymosur marijuanë, por në të njëjtën kohë ushqen me gji,

Si diçiturë të fotos shkruante, “Kisha nevojë për nj vend të sigurtë për të ndarë këtë imazh të bukur”.

Por shumë shpejt kjo fotografi e saj u përhap me shpejtësi nga përdorues të sajteve të ndryshme në të gjithë botën, duke e kritikuar si një nënë të papërgjegjshme, e cila rrezikon shëndetin e fëmijës së saj.

Në Oregon të SHBA, tymosja e marijuanës është e ligjshme, por Kayla u kritikua për atë që u quajt veprim aspak i mençur i tymosjes teksa jepte gji. /a.y/noa.al