Transmetuar më 26-07-2017, 08:30

U deshën katër muaj për të “gëlltitur” humbjen, por në fund premtimi u mbajt.

Charles Dayot, kryebashkiaku i Mont-de-Marsan, komunë franceze në rajonin e Nuova Aquitania, të dielën e 23 korrikut u ul në tavolinë përpara telekamerave për të ngrënë pjatën e tij me… mi.

Edhe më herët basti i tij kishte bërë bujë, pasi ishte zotuar “Nëse Barcelona eliminon Paris Saint-Germain nga Champions do ha një mi”.

Dayot as që e mendonte rezultatin 6-1 për Barçën dhe aq më pak që do hante një mi.

“Ka shije lepuri”, komentoi Dayot, pasi e provoi miun e pjekur, i ndjekur nga telekamerat.

Gjatë kësaj kohe, ai kishte veshur një bluzë të Paris Saint-Germain të Ibrahimovic, ndërkohë që në tavolinë ishte dhe një bluzë e Barcelonës. /a.y/noa.al