Transmetuar më 25-07-2017, 13:23

Rreshteri i marinsave amerikan, Joshua Newville dhe kapterja Emily Leehan u martuan disa ditë më parë në New York.

Një nga momentet më emocionuese të dasmës ka qenë dhe fjalimi i nuses drejtuar djalit 4 vjeçar të bashkëshortit të saj.

“Ndonjëherë ka pasur dhe pak tension mes nesh, por dua ta dish që kjo ka ndodhur sepse të dua shumë.

Unë nuk të kam dhuruar jetën, por jeta më dhuroi ty", kanë qenë fjalët e ndjera të nuses së porsa martuar.

Ndërkohë 4 vjeçari sapo dëgjoi këto fjalë rendi drejt nënës së tij të re, të cilën e përqafoi me lot në sy”, shkruan abcnews.

Emily pastaj vazhdoi: “Unë e di se ti dhe unë do të vrasim kokat, por unë shpresoj me gjithë zemër që kur të bëheni një njeri i rritur do të kuptoni metodat e mia dhe do të kuptoni se unë kam bërë vetëm atë që është më e mira për ju dhe se unë të dua .

Gjëja e fundit që unë shpresoj të mësoni është se jeni një djalë shumë i veçantë. Ju jeni jashtëzakonisht i zgjuar, i bukur dhe i sjellshëm ndaj të tjerëve”. /b.l/noa.al/