Transmetuar më 24-07-2017, 14:55

Është 10 vjeçe dhe është gjithmonë i uritur. Një fëmijë nga Standerton në Afrikën e Jugut rrezikon jetën e tij, për shkak të një çrregullimi shumë të rrallë.

Vogëlushi Caden Benjamin peshon rreth 90 kilogramë dhe nuk arrin që të rri pa ngrënë, aq sa kur nuk gjen ushqim ose i mohohet, arrin që të konsumojë edhe letër higjienike vetëm për t’u ngopur.

Fëmija u diagnostikua nga një çrregullim gjenetik i quajtur Prader-Willi, e cila ka si karakteristikë të saj fiksimin pas ushqimit.

Nëna e tij është e dëshpëruar dhe kërkon ndihmë nga mjekët apo kushdo që mund ta ndihmojë, “Im bir duhet të ketë gjithmonë diçka në dorë për të ngrënë, nëse nuk gjen gjë arrin deri sa ha letër higjienike”.

Sindroma e Prader-Willi, është një çrregullim shumë i rrallë dhe i pakurueshëm dhe kush është i prekur ka pasoja të ndjeshme fizike si mbipesha, por edhe psikologjike.

Kush vuan nga kjo patologji, jo vetëm që ka uri, por ka një metabolizëm shumë të ngadaltë që çon drejt shëndoshjes.

Shëndeti i Caden është seriozisht në rrezik, pasi ndonëse vetëm 10 vjeç është i lidhur me një pajisje për oksigjen. /a.y/noa.al