Transmetuar më 24-07-2017, 10:30

Një person është arrestuar pasi u kap duke ndezur zjarr të qëllimshëm në kodrat e fshatit Luzat, në Tepelenë. Ai akuzozhet për “shkatërrim të pronës më zjarr”, teksa si pasojë e flakëve u dogjën pemë e shkurre.

Policia thotë se bëhet fjalë për Edmond Rodin, 34 vjeç, banues në Luzat të Tepelenës.

Në njoftimin e policisë vendore, të cilin noa.al e citon, thuhet se “në datë 23.07.2017 dyshohet se ka vendosur zjarr në vendin e quajtur "PALAHOR", në kodrat e fshatit Luzat, Tepelenë,  ku si pasojë është djegur një sipërfaqe prej dy hektarësh kullot me shkurre.

Për këtë çështje, të gjitha materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Prej më shumë se tre javëve, Shqipëria vijon të përballet me zjarret masive, thuajse në të gjithë vendin. /k.k/noa.al/