Transmetuar më 24-07-2017, 08:53

Një vajzë vetëm 18 vjeçe u largua me dëshirë nga shtëpia e prindërve në Milano të Italisë, për të shkuar në Genova, tek ai që mendonte se ishte djali i ëndrrave të saj.

Por kur e takoi zbuloi se kishte përballë një burrë 45 vjeç, të papunë dhe që e kalonte gjithë ditën duke joshur vajzat në rrjetet sociale, gjithë ëndrrat e saj u shkatërruan.

Por pavarësisht kësaj, ndoshta prej frikës së kthimit mbas tek prindërit, vendosi që të rrijë në shtëpinë e tij, raporton ‘Il Giorno’.

Në të vërtetë vajza mendonte se kishte chatuar në Facebook me një djalë 20 vjeç, biond me sy të kaltër, i cili e kishte joshur.

Por pas denoncimit të prindërve për zhdukjen e së resë, policia zbuloi se burri i dërgonte fotografi të të rinjve të tjerë.

Adoleshentja rreth një muaj më parë u transferua tek shtëpia e burrit, i cili duhet të përballet për abuzim seksual dhe shkelje të privatësisë. /a.y/noa.al