Transmetuar më 23-07-2017, 19:26

Dy turistë nga Kosova kanë rënë pre e grabitësve në Vlorë dhe Dhërmi. Mësohet se atyre u janë vjedhur para dhe bizhuteri me vlerë.

Mësohet se ata i kanë pasur në çantë lekët dhe bizhuteritë, të cilat janë grabitur nga persona ende të paidentifikuar.

Ditën e djeshme, në Dhërmi, 53-vjeçarit me inicialet F. M, pushues nga Kosova, i kanë marrë çantën personale në të cilën kishte disa bizhuteri me vlerë 700 euro.

Po ditën e djeshme, 21-vjeçarit me inicialet S. E., banues në Llabian, Kosovë, ka kallëzuar se në lagjen Pavarësia, i kanë grabitur portofolin me kartën e identitetit, 200 euro dhe 2000 lekë.

Për të dyja rastet policia nuk ka asnjë person të identifikuar. /k.k/noa.al/