Transmetuar më 23-07-2017, 11:45

Policia e Fierit është detyruar të ndërmarrë një operacion special ndaj një hajduti serial në Mallakastër, që ishte bërë problem për banorët.

Në kuadër të operacionit "Vjedhja e fundit", ndaloi personin që ishte shpallur në kërkim, Fjoralb Muhametaj, 20 vjeç, banues në fshatin Kashë.

Policia tha se Muhametaj ishte autori i vjedhjes së një lokali në fshatin Kashë, por në bashkëpunim me shtetas të tjerë (për identifikimin dhe kapjen e të cilëve po punohet intensivisht nga shërbimet e policisë).

I riu ka vjedhur duke thyer dyert në datën 1 korrik lokalin e shtetasit F.M. Atje ka marë shumën prej 500 mijë lekësh si edhe sende të tjera që ndodheshin në lokal.

Muhametaj dyshohet si autor edhe i  disa vjedhjeve të tjera në Mallakastër, për të cilat policia po punon për dokumentimin ligjor të tyre. /b.l/noa.al/