Transmetuar më 23-07-2017, 09:55

Policia e Shkodrës ka asgjësuar sot 361 bimë kanabis sativa. Pas një operacioni të mirëorganizuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau Dejës, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe monitorimit nga ajri, në vendin e quajtur "Ngjitur dhe sipër Përroit të Fosekut", në fshatin Kroni i Madh, dhe në vendin e quajtur," Qafa e Erzës", në fshatin Bene, Njësia Administrative Shllak, Vau Dejës u gjetën të kultivuara në një tokë të hapur rishtas në një zonë malore dhe të pyllëzuar, 167 bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

Për sa më sipër ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale "Moskallëzim krimi" për shtetasin: N. M, 30 vjeç, banues ne fshatin Kroni i Madh, me detyrë kryetar i fshatit.

D. L. 65 vjeç, banues ne fshatin Bene, Njësia Administrative Shllak, me detyrë kryetar i fshatit Bene, M. L., 26 vjeç, banues ne fshatin Gegaj, me detyrë punonjës i pyjores pranë Bashkisë Vau i Dejës.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Për këtë rast materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike".

Gjithashtu nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë gjatë kontrollit të territorit dhe në bazë të informacioneve policore, në vendin e quajtur "Përroi i Stanit Patokut" në malin e fshatit Srriqe, Njësia Administrative Qafë Mali, Pukë, u gjetën 194 bimë të dyshuara kanabis sativa.

Edhe për këtë rast po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Për këtë rast materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike". /b.l/noa.al/