Transmetuar më 23-07-2017, 08:22

Në këto ditë vere të gjithë duan freskinë e detit, por ky det çdo ditë merr jetë njerëzish. Të gjithë që preferojnë bregdetin duhet të kenë parasysh disa rregulla, në mënyrë që askush mos të shkojë drejt fatalitetit. 

Ja disa prej rregullave që duhet të ndiqni gjatë kohës që jeni në det”

1-Mos hyni në det pasi keni pirë alkool, keni ngrënë ushqim, jeni nxehur apo djersitur nga vapa

2-Mos u hidhni menjëherë në ujë pa u ambientuar 3-Mos sfidoni dallgët dhe mos hyni në det nëse ato janë më të mëdha se 20 inch/ 50cm 4-Shmangni thellësinë ujore të paeksploruar paraprakisht 5-Sigurohuni për vendndodhjen e rojës bregdetare dhe mësoni instruksionet si të komunikoni me të në rast nevoje

6-notoni paralel me bregun

7-Mos ju afro një personi që po mbytet nëse nuk di ta ndihmosh 8-Nëse doni të notoni të sigurtë mbani lopata në këmbë 9-Mos notoni kurrë vetëm 10-Kurrë mos i beso një dysheku ajri, krahëzave apo kamardareje të pa çertifikuar si mjet shpëtimi

11-Mos merrni në varkë të mitur pa jelekë shpëtimi

12-Mos i ndani sytë nga të mirurit në ujë

13-Shmangni ujin nëse vëreni rrufe apo përkeqësim të motit dhe shtim të erës 14-Mos ju kundërvini me not një rryme ujore 15-Sigurohuni paraprakisht për thellësinë e ujit nëse keni zgjedhur të hidheni nga lartësitë

16-Shmangni kokën si kontaktin e parë me ujin

17-Shmangni panikun në ujë 18-Tregoni vigjilencë nga mjetet lundruese afër jush 19-Mos tregoni vetëbesim nëse keni patologji që ju rrezikojnë në ujë 20-Mbani pajisje të dallueshme zhytje amatore 21-Kontrolloni frymëmarrjen tuaj dhe shmangni ujin e kripur në rrugët e sipërme të frymëmarrjes 22-Bëhu hero për aq sa të takon dhe për sa është e mundur pa u martirizuar.