Transmetuar më 22-07-2017, 20:26

Përfshihet në flakë një automjet në aksin rrugor Milot-Burrel.

Automjeti është përfshirë në flakë gjatë ditës së sotme rreth orës 13.40, ndërsa ishte në lëvizje e sipër.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, konkretisht në vendin e quajtur "Kongrazhd",  ku kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip "Range Rover", me drejtues shtetasin A.K, 32 vjeç, banues në Peshkopi.

Drejtuesi i automjetit në përpjekie për të shuar flakët ka marrë dëmtime të lehta sipërfaqësore në njërën dorë.

Shërbimet e policisë  e kanë transportuar në spitalin e Burrelit, për të marrë ndihmë mjeksore, ku pas marrjes së ndihmës së parë është larguar nga Spitali.

Drejtuesi i automjetit po udhëtonte i vetëm në automjet.

Automjeti është djegur pothuaj plotësisht.

Nga veprimet e kryera  dhe nga deklarimet e drejtuesit të mjetit rezulton se shkaku i rënies së zjarrit në automjet ka ardhur si pasojë e një shkëndijë elektrike në sistemin  elektrik të mjetit.

Për të gjitha veprimet e kryera është  komunikuar me Prokurorin e gatshëm, dhe materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat, si "Ngjarje Aksidentale"./a.k/noa.al/