Transmetuar më 22-07-2017, 15:30

Prej disa ditësh kishte shfaqur shqetësime, por askujt nuk i’a kishte marrë mendja atë që do bënte.

Ditën e djeshme në lagjen “Qeriba Derri“, në Vlorë, është gjetur nga familjarët i vetëvarur me litar në banesën e tij M.K., 58 vjeç.

Nga hetimet e kryera rezultoi se në trupin e të ndjerit nuk ka patur shenja dhune, ndërsa mësohet se viktima mund ta ketë kryer vetëvarjen pasi ka qenë në gjendje depresioni.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme./b.l/noa.al/