Transmetuar më 22-07-2017, 13:43

Sekuestrohen armë, drogë dhe municione luftarake në Fier. Në kuadër të operacionit të koduar “Pazari”, janë sekuestruar 75.5 kilogramë kanabis sativa, një pistoletë, dy automjete, 5 aparate telefoni, 1000 euro dhe 100 franga franceze.

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, në vijim të operacionit të zhvilluar mbrëmjen e së premtes.

Të arrestuarit janë Skënder Vrenozi, 57 vjeç, banues në lagjen “16 Prilli” Fier, Spartak Çeraj, 43 vjeç dhe Klaudio Hasaj, 32 vjeç, banues në lagjen “Perash” Shkodër.

Kurorëzimi i operacionit u bë në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, mbi bazën e informacioneve të mara në rrugë operative nga policia.

Gjatë kontrolli të ushtruar në lagjen “16 Prilli” në banesën e Skënder Vrenozit dhe në lokalin në pronësi të tij “Gentvis”, Patos , u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 75.5 kilogramë kanabis sativa.

Bashkë me Vrenozin, ishin edhe shtetasit Spartak Çeraj dhe Klaudio Hasaj të cilët dyshohen si bashkëpunëtor të kësaj veprimtarie kriminale.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E.Vernozit, 31 vjeç, djali i Vrenozi, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri tip pistoletë TT me një krehër dhe 5 fishekë.

I riu u shpall në kërkim nën akuzën e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Ndërkohë ndaj të dyshuarve materialet i’u referuan Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim. /a.y/noa.al