Transmetuar më 22-07-2017, 09:54

Zbulohet kanabis sativa dhe lëndë narkotike e llojit “çokollatë” në pikën kufitare të Qafë Thanës, duke bërë që dy persona të arrestohen nga policia.

Petr Porada, 35 vjeç, banues në Pragë të Çekisë dhe Claus Benten, 50 vjeç, banues në Osnabruck të Gjermanisë, u arrestuan pasditen e djeshme.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj T.G., 18 vjeçe, banuese në Pragë të Çeki.

Pasditen e së premtes në dalje të Shqipërisë, është paraqitur shtetasi çek Petr Porada i cili udhëtonte me mjetin tip“Skoda” me targa 6A23403 me pasagjere 18-vjeçaren

Gjithashtu edhe shtetasi gjerman Claus Benten, i cili udhëtonte me mjetin tip “Toyota” me targa OSC909. Destinacioni i të treve ishte Maqedonia.

Gjatë kontrollit të detajuar që shërbimet e policisë kufitare në bashkëpunim me doganën kanë ushtruar ndaj tyre dhe ndaj mjeteve me të cilat udhëtonin, konkretisht në çantat personale të tyre iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.6 gramë lëndë narkotike kanabis, shtetasit çek.

Ndërkohë 6 gramë lëndë e dyshuar narkotike si resin (çokollatë) dhe 1.9 gramë kanabis i’u gjet shtetasit gjerman.

Ndaj të dyshuarve për ndjekje të mëtejshme, materialet i’u referuan Prokurorisë së Korçës për ndjekje të mëtejshme. /a.y/noa.al