Transmetuar më 21-07-2017, 15:51

Nëse je duke lexuar këtë shkrim shtrirë në plazh, me celular në dorë, e kuptoj përse nuk je duke parë video me mace ose videoklipin e fundit të Gorillaz: nuk do që të harxhosh 3G-në.

 Kështu e nis mesazhin e saj Fiori Dardha, për fansat në rrjetin social Instagram. 

Duke qenë se temë e ditës për shumë të rinj e të reja është si të lundrojnë gjithë kohës në internet e të paguajnë sa më pak, Fiori duket se e ka gjetur zgjidhjen dhe ua këshillon edhe të tjerëve: 

“Edhe unë, deri dje nuk gjeja Wi-Fi në çdo plazh. Tani që kam aktivizuar paketën Electronic Beats, vërtetë kam shumë internet, por fundja përse të harxhoj ofertën time kur mund të përdor Wi-Fi?”. 

Më tej Fiori tregon: “Në Drimadhes, sot të gjithë po përdornin internetin falas që ka vendosur Telekom Albania. Ishte shumë e thjeshtë ta përfitoje, mjaftonte të dërgoje një SMS-je dhe merrje 7 ditë internet pa limit. Ishte vërtetë çlirim sepse kam që dje që shkarkoj aplikacione, bëj video dhe i hedh direkt online, bëj live-streaming ose dëgjoj muzikë nga youtube, pa vrarë mendjen që të gjej versionet me cilësi të ulët”.

 Fiori pohon se internet wi-fi gjen jo vetëm në Drimadhes ku është ajo, por edhe në shumë plazhe të tjera të vendit ku po pushojnë mbarë shqiptarët e plot të huaj. 

“Madje, mora vesh që Wi-Fi është tashmë ka edhe në plazhe të tjera të Shqipërisë si: Jalë, Dhërmi, Llaman, Sarandë, Ksamil, Gjiri i Lalëzit, Shëngjin, Velipojë, Shkëmbi i Kavajës,Vlorë, Divjakë, Durrës, etj. Nëse kam harruar ndonjë plazh, kërkoj ndjesë, por për të kontrolluar, mund të hapni listën e rrjeteve në celular dhe nëse shikoni Telekom Hotspot, dërgoni SMS tek 142 me tekst WIFI dhe voila!”. 

“Më pëlqen që të ndaj me miqtë lajmet e mira prandaj, siç thotë edhe reklama: Kërkoje dhe do e kesh!”, - përfundon mesazhi i Fiori Dardhës”. /noa.al/