Transmetuar më 21-07-2017, 15:40

Melody, dy vjeç, ka qenë shumë pak e pranishme në media dhe gjithmonë me foto të pjesshme, ku ajo ishte me shpinë nga aparati ose në profil.

Ilva Tare ka zgjedhur të mos publikojë foto me fytyrë të së bijës gjatë gjithë kësaj kohe, megjithatë sot rregullin e ka thyer Eduard Selami. Për një arsye të madhe për të.

Nesër zhvillohen zgjedhjet në Partinë Demokratike për kryetar partie. Selami kandidon për këtë post dhe deri tani është parë si kandidati kryesor para Bashës.

Në foton me të bijën ai ka ngritur lart dy gishtat simbol të PD-së, që bashkë me gishtat e Melody, edhe pse ata nuk janë fiks në pozicion, formon dy dysha, që krijojnë datën 22 korrik kur mbahen zgjedhjet.

Selami shfaqet i qeshur dhe optimist, por sigurisht që e bija mjafton për t’ia dhënë këto ndjesi, përtej synimeve politike.