Transmetuar më 21-07-2017, 07:49

Mungon pak më shumë se një muaj nga nisja e sezonit të ri televiziv dhe kureshtja për spektaklet që do të startojnë është e madhe.

Një prej atyre që ka pasur mjaft sukses në edicionet e kaluara është edhe “Dance With Me”, me producente Vera Grabockën dhe moderatore Alketa Vejsiun.

E ndërsa në tre edicionet e shkuara kemi parë personazhe të ndryshme të performojnë në skenën e TV Klan, këtë vit spektakli ka parashikuar një surprizë të vërtetë.

 Një nga konkurrentet e edicionit të katërt të “Dance With Me” do të jetë transeksualja Linda Rei. E bërë e famshme pas shfaqjes në disa emisione televizive, Linda duket se ka tërhequr edhe vëmendjen e Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut.

Sipas “Blitz” që ka konfirmuar lajmin, kjo është hera e parë që një transgjinor bëhet pjesë e një formati të tillë, që duket se do të bëjë zhurmë akoma pa nisur.

 Producentet Vejsiu dhe Grabocka janë duke menduar edhe për një partner për Rein, pasi ajo është shumë e gjatë.