Transmetuar më 20-07-2017, 18:00

Një ndër sfidat kryesore, sidomos për vajzat dhe gratë në shtëpi, është të kenë të pastra dhe me shkëlqimin e duhur të gjitha rrobat.

Por ndodh që lavatriçja që keni nuk është në lartësinë e duhur. Me siguri nuk e dinit, por piperi është trendi i ri i larjes së rrobave në lavatriçe.

Ky produkt ndihmon në largimin e shkumës së tepërt të detergjentit gjatë larjes, por dhe në zbardhjen e rrobave të bardha, shkruan revista shije.

Kjo mënyrë do të ndihmojë gjithashtu në punën më të mirë të lavatriçes suaj.

Mjafton një lugë piper në çdo larje në vendin e detergjentit të rrobave, duke hedhur dhe detergjentin e zakonshëm dhe do shikoni çfarë do të ndodhë. /k.k/noa.al/