Transmetuar më 20-07-2017, 14:08

Këngëtarja Marsela Çibukaj po kalon disa ditë pushimesh në plazhet e jugut, duke sfiduar nxehtësinë e korrikut.

Marsela e cila qysh në daljet e para në skenë spikati për zërin e saj, është treguar mjaft e rezervuar me ekspozimin e hireve të saj.

Por tashmë ajo ka lënë çdo kompleks mënjanë, duke publikuar fotografi me bikini nga plazhi, ku tregon se ndihet mjaft komode me trupin e saj.

Pak kohë më parë ajo bëri me dije se ka gjetur gjysmën e saj, madje publikoi edhe një fotografi të partnerit në Instagram.

“Dashuri, le të shpërthejnë portalet”, shkroi Marsela poshtë fotografisë. Tashmë me njeriun e zemrës në krahë, këngëtarja simpatike duket më e plotësuar, gjë që reflektohet edhe në fotografitë në plazh, ku shihet mjaft e lirshme. /a.y/noa.al