Transmetuar më 19-07-2017, 15:00

Tiranë, NOA.al- Vijon dominimi i motit të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar zonat malore veriore- verilindore ku do të këtë edhe vranësira kalimtare duke rrezikuar ekstremin verior nga shira të përkohshëm. Pasditja mbetet nën ndikimin e kthjellimeve në zonat bregdetare dhe të ulëta ndërsa vranësira të herë pas hershme do të ketë në zonat malore duke rrezikuar nga shira të dobët dhe të izoluar zonat malore përgjatë kufirit lindor.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje prej 1-2ºC, më e ndjeshme në orët e mesditës. Era ka fryrë kryesisht e lehtë me shpejtësi deri 22 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Europa

Vranësira dhe shira të konsiderueshëm dominojnë kushtet atmosferike në Perëndim të kontinentit me një shtrirje nga ishujt Britanikë në Alpet Europiane si dhe nga Franca deri lart në brigjet Norvegjeze.

Por kthjellimet dhe vranësirat kalimtare dominojnë tablonë sinoptike për Europën Lindore dhe Qendrore si dhe në pjesën më të madhe të Veriut të kontinentit. /a.y/noa.al