Transmetuar më 19-07-2017, 00:19

Mbërrin në Tiranë trajneri i ri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci.

Ish-futbollisti dhe trajneri italian mbërriti në Shqipëri, rreth orës 23:40, të mbrëmjes që lamë pas, duke zbritur në aeroportin e Rinasit.

Ai pritet që ditën e sotme të firmosë kontratën me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe të nisë zyrtarisht aventurën e tij.

Christian Panucci zëvendëson në këtë post, italianin e larguar, Gianni De Biasi.

De Biasi arriti të bëjë atrë që se ka bërë asnjë trajner deri më sot, të kualifikojë Shqipërinë në një kompeticion të rendësishëm, siç është ai i kampionatit europian.

Ndeshja e fundit e de Biasit me Shqipërinë ishte kundër Izraelit, ku ne fituam me rezultatin 3-0 në transfertë./a.k/noa.al/