Transmetuar më 18-07-2017, 14:16

Aktorja bukuroshe Jessica Alba lajmëroi se është shtatzënë për herë të tretë. Nëpërmjet një video zbavitëse në profilin e saj në Facebook, e shoqëruar nga dy vajzat, ajo dha lajmin e mirë.

Jessica, është aktualisht nënë e dy vajzave, si fryt i martesës me producentin kinematografik Cash Warren.

Vajza e madhe Honor Marie është 9 vjeçe, ndërsa e dyta Haven Garden, është 6.

Në videon që gjeni më poshtë, ajo lajmëroi në mënyrë origjinale pritjen e ëmbël.

Dy vajzat por dhe ajo, mbanin në duar nga një tullumbace me numër, ku 3 ishte në dorën e Jessica. /a.y/noa.al