Transmetuar më 17-07-2017, 18:42

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shprehur domosdoshmërinë e nisjes së procesit të vetting-ut.

Në një reagim në Facebook, Manjani shkruan se kjo punë duhet të fillojë një orë e më parë.

“Vetting-u, por edhe institucionet e reja duhet të fillojnë punë një orë e më parë! Disa e kanë lëshuar pa doreza! Mjerë kë çon halli në gjykatë!”, – shkruan Manjani.

Ky i fundit shpesh është shprehur kritik me mënyrën se si ka ecur procesi i Reformës në Drejtësi. /k.k/noa.al/