Transmetuar më 17-07-2017, 17:37
Publicitet

Situata e ndotjes së ajrit në Shqipëri vijon të jetë problematike, thuhet në raportin për Cilësinë e Ajrit në Europë.

Agjencia Europiane e Mjedisit ka publikuar shifrat për ndotjen e ajrit gjatë 2016, te ky raport ku vendi ynë është në mesin e vendeve problematike, teksa janë shënuar 2,120 vdekje për shkak të përqëndrimit të lartë në ajër të grimcave të dëmshme.

Agjencia Europiane këshillon shtimin e përpjekjeve për të reduktuar nivelet e ndotjes së ajrit nën ato të përcaktuara nga Bashkimi Europian, gjë e cila kërkon angazhim global.

Raporti i vitit 2016 për cilësinë e ajrit në Europë nga Agjensia Europiane e Mjedisit ka publikuar shifra të frikshme për vendin tonë sa i përket numrit të vdekjeve të parakohshme si pasojë e ndotjes së ajrit.

Rreth 2.120 persona humbën jetën gjatë vitit 2016, prej të cilëve 2.010 ishin viktima të përqëndrimit të lartë të grimcave të imëta në ajër, 10 të përqëndrimit të dioksidit të nitrogjenit dhe 100 nga përqëndrimi i ozonit. /k.k/noa.al/