Transmetuar më 17-07-2017, 16:04

Një grua në Durrës ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike, në banesën e saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme, e diel, në fshatin Arapaj.

Burime zyrtare nga policia lokale i thanë NOA-s, se 47-vjeçarja Z.D., teksa ka qenë duke zbritur nga shkallët e katit të dytë në banesën e saj, ka rrëshkitur duke pësuar dëmtime të shumta.

Ajo është dërguar nga familjarët në spital në gjendje të rëndë, por për shkak të dëmtimeve të pësuara, kryesisht në pjesën e kokës, ka humbur jetën në spital pak orë më vonë.

Paraprakisht ngjarja dyshohet të jetë aksidentale, ndërkohë që për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për vlerësim. /a.y/noa.al