Transmetuar më 17-07-2017, 15:37

Një inspektore e policisë së Gjirokastrës, ka mbetur e tronditur, kur teksa është kthyer nga pushimet, ka zbuluar se i kishin marrë armën.

Shtetasja K.Rr., 25 vjeçe banuese në Gjirokastër, inspektore policie në Gjirokastër, kallëzon se në lagjen “18 Shtatori”, në banesë i kanë vjedhur një sasi lekësh dhe pistoletën tip TT.

E reja ka thënë se nga data 8 korrik deri në 16 ka qenë me pushime në Sarandë, por se kur është kthyer në shtëpi, nuk e ka gjetur armën e shërbimit dhe as një shumë parash që kishte lënë mënjanë.

E tronditur ajo ka bërë denoncim në polici, ndërkohë që po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. /a.y/noa.al/