Transmetuar më 17-07-2017, 15:22

Një person është vënë në prangat e policisë së Lezhës, i dyshuar si shkaktar i zjarrit të linjës hekurudhore Lezhë- Shkodër.

Gjatë ditës së djeshme, u bë arrestimi në flagrancë i 55-vjeçarit Frrok Simoni, banues në Kallmet të Lezhës.

Ai dyshohet se në tokën në pronësi të tij, në një parcelë përballë shinave të trenit të linjës Shkodër-Lezhë, ka ndezur zjarr për djegien e kashtës së grurit, i cili ka dalë jashtë kontrollit.

Për pasojë janë djegur dhe 30 copë traversa prej druri të shinave të trenit të kësaj linje.

Dyshohet se zjarri është përhapur prej pakujdesisë, ndërkohë që Simoni po hetohet për veprën penale “Shkatërrim prone me zjarr”. /a.y/noa.al