Transmetuar më 17-07-2017, 14:23

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Tiranë.

Pranë zonës së Ibës, dy automjetet që shihni në fotografitë dhe videon që sjell noa.al, janë përplasur ballë përballë mes tyre.

Kjo ka bërë që një person të mbetet i plagosur, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Siç raporton bashkëpunëtori i Noa.al nga vendi i ngjarjes, i dëmtuari është nxjerrë prej ekipit të mjekëve të ambulancës e cila u lajmërua me shpejtësi.

Banorët e zonës u kanë shkuar në ndihmë personave të aksidentuar, ku fatmirësisht vetëm njëri prej tyre kishte pësuar dëmtime të lehta, por për të mos rrezikuar kanë pritur mbërritjen e ambulancës për t’i dhënë ndihmën e parë të lënduarit.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e policisë, të cilët po punojnë për të zbardhur më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur.

Ndërkohë pamjet bashkëngjitur tregojnë edhe përplasjen e fuqishme të dy mjeteve. /a.y/noa.al