Transmetuar më 17-07-2017, 08:09

Një person në Vlorë ka humbur jetën në mënyrë të dhimbshme prej korrentit në banesën e tij.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së lënë pas, rreth orës 01:00 të së hënës, në lagjen “Ujë i Ftohtë”.

Në banesën e tij, 38-vjeçari Fatos Limaj, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia pasi personi ka qenë duke ndërhyrë në një kabull elektrik.

Pavarësisht tentativave për t’i ardhur në ndihmë nga familjarët, 38-vjeçari ka gjetur vdekjen.

Aktualisht po kryhen të gjitha veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al