Transmetuar më 17-07-2017, 07:46

Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj, pasditen e së dielës u përfshi në një aksident në Maqedoni ku mbeti i lënduar.

Në një prononcim për “Panorama”, bën të ditur se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është i shtruar në spital.

Sipas tij, aksidenti ka ardhur si pasojë e lagështisë së rrugë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 17:30 në kryqëzimin e autostradës në pikën kufitare Tabanoc- Kumanovë në krahun që përfshin rrugën mes Kumanovës dhe Kriva Pallankës. Arben Ahmetaj udhëtonte me një mjet tip Range Rover, i cili është dëmtuar.

Në aksident janë përfshirë ish-ministri i Financave, një autobus dhe dy makina të tjera, ndërsa janë plagosur 14 vetë.

Fuoristrada që drejtohej nga Ahmetaj u përplas me një autobus që vinte nga Zvicra dhe me një tjetër autoveturë.