Transmetuar më 16-07-2017, 16:18

Gjatë ditës së sotme mediat greke njoftuan se kryeministri Edi Rama po shijonte pushimet në bregdetin e tyre, më konkretisht në Parga.

Pas këtij lajmi ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit në një postim në Facebook.

Postimi i Ramës:

Mediat greke thonë jam me pushime në Greqi

1.S’jam me pushime.

2.Pushimet i bëj vetëm në Shqipëri.

3.Ky do jetë rregull edhe për ministrat./a.k/noa.al/