Transmetuar më 16-07-2017, 13:24
Publicitet

Nëse do kishte çmim Nobel për deklaratat e dashurisë, padiskutim pretendent do të ishte 40-vjeçari italian, Simone Maron, me profesion instruktor fluturimesh në shkollën e “Aereopubblicità” të Thiene.

Ai për të formuluar propozimin e tij të martesës ndaj të dashurës, Lisa Paulon, përgatiti një show në qiell në zonën e Alto Vicentino, në Itali, duke simuluar një defekt në avion, në bashkëpunim me 50 miq të tij, të cilët festuan më tej bashkë me çiftin.

Simone Maron në propozimin e tij të martesës ndaj Lisës, me të cilën është i lidhur prej katër vitesh dhe prej afro një viti bashkëjeton, simuloi një ulje emergjente, duke i organizuar një kurth drithërues partneres së tij.

Një kurth dashuri i vënë në jetë mesditën e 12 korrikut, në aeroportin Ferrarin di Thiene, ku komandant Simone Maron në drejtimin e një avioni Cessna, u ngrit nga pista për t’i bërë një shëtitje në qiell Lisës së tij.

Një fluturim që zgjati fare pak minuta, pasi plasi alarmi, për një defekt një pjesën e pasme të avionit, shkruan noa.al.

Simone nisi manovrat e uljes në pistën e aeroportit, kur befas u shfaq një banderolë dhjetë metër e gjatë ku shkruhej “Do të martohesh me mua?”.

Pas zbritjes në tokë Lisa shpërtheu në lotë gëzimi dhe lumturie, e befasuar nga ajo që i ndodhi, ndërkohë që momenti u shoqërua me sirenat e zjarrfikëses, ndërsa festa vijoi gjatë gjithë natës. /a.y/noa.al

Loading...