Transmetuar më 16-07-2017, 10:10

Ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, ka luajtur rol të rëndësishëm në rrugën drejt integrimit të vendit tonë drejt Bashkimit Europian.

Por së fundmi karriera e saj politike duket se nuk është në ditët më të mira, duke qenë se, kryedemokrati Lulzim Basha, nuk e rikandidoi për deputete.

Nga ana e saj, as Bregu nuk i ka kursyer akuzat ndaj tij.

Por kjo e shtunë ka qenë një ditë relaksi për zonjën Bregu, e cila bashkë me ambasadoren e Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vlahutin, janë parë bashkë në një lokal në Durrës, në zonën e vilave qeveritare.

Nuk dihet ende fokusi i takimit mes tyre, ndërkohë që duhet thënë se Bregu, vijon të ruajë raporte të mira me diplomatët e lartë të akredituar në vendin tonë. /a.y/noa.al