Transmetuar më 15-07-2017, 14:02

Një ditë më parë në Kavajë, nëpërmjet operacionit të koduar, “Pilotët”, u sekuestruan 1 ton e 360 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, ku krahas saj u edhe tre automjete, një gomone dhe një mjet i rëndë traktor.

Në përfundim të hetimeve të para hetimore, të kryera nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Ksavajë si dhe me Prokurorinë ,

janë arrestuar 5 persona, shpallur në kërkim 5 të tjerë, si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 4, më konkretisht:

Janë arrestuar shtetasit :

– Arvis Muçaj, 24 vjeç

– Joni Sadikaj, 18 vjeç

– Roland Hysenbelliu, 37 vjeç

– Aristotel Kasa, 23 vjeç

– Kejvi Hajdari , 22 vjeç.

Procedohen në gjëndje të lirë shtetasit :

– Q.Ç., H.K., A.M., dhe S.M.

Si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit:

– E.E., E.S., B.R., F.S., dhe E.S.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale./a.k/noa.al/