Transmetuar më 15-07-2017, 13:27

Të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur në qytetin e Shkodrës nga të shtënat me armë zjarri.

Të shtënat me armë zjarri janë regjistruar gjatë mesditës së sotme në mes të qytetit të Shkodrës.

Kanë qenë persona të panjohur ende që kanë qëlluar me armë.

Në vendngjarje mësohet se janë gjetur 8 gëzhoja, ndërsa është qëlluar nga një automjet tip golf me ngjyrë jeshile.

Plumbat mësohet se kanë kapur një vajzë të re një djalë dhe një kalimtar i rastit.

Të tre personat janë të plagosur dhe janë dërguar në spital.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku ka rrethuar zonën dhe ka ngritur postoblloqe në dy rrugët dalëse për kapjen e autorëve./a.k/noa.al/