Transmetuar më 14-07-2017, 22:30

Mbyt djalin 4 vjeç por nuk u ndal me aq. Para se të vriste ish-gruan i tregoi trupin e pajetë të djalit të tyre. Marko Nikolic, 43 vjeç, akuzohet për vrasjen e djalit dhe ish- gruas së tij Maja Djordjevic, 38 vjeçe.

Burri serb nga Beogradi, kishte marrë një urdhër ndalimi nga gjykata për të mos ju afruar gruas dhe djalit, ndërsa i lejohej takimi me të birin vetëm një orë në javë në një strukturë të specializuar.

Por burri përfitoi pikërisht nga një prej atyre takimeve për të mbytur djalin. Asistentët socialë bënë gjithçka për ta ndaluar, por ai i kërcënoi të gjithë me një thikë, duke bërë që ata të detyrohen të asistojnë në vrasje, shkruan noa.al.  

E pranishme në skenë ishte dhe nëna e djalit, e cila tentoi të afrohej por më kotë. Ai e qëlloi për vdekje me thikë gruan, por fillimisht i tregoi trupin e pajetë të djalit. Nikoliç u arrestua nga policia, pas krimit që tronditi Serbinë këtë të mërkurë, ndërkohë që pritet të përballet me procesin gjyqësor. /a.y/noa.al