Transmetuar më 14-07-2017, 21:53

Një histori nga ato më të rëndat që mund të jetë dëgjuar ndonjëherë vjen nga Tajlanda. Një fëmije vetëm 5 vjeç, i’u pre organi gjenital, pasi i’u hodh ujë i valuar në pantallona si ndëshkim.

Për vogëlushin kujdesej një dado dhe ishte pikërisht burri i saj, ai që veproi në mënyrë mizore ndaj vogëlushit.

Në momentin e ngjarjes fëmija ishte detyruar që t’i mbante duart mbrapa, kur befas një enë me ujë të valuar i’u hodh në pantallona. I vogli pësoi djegie të rënda, duke u dërguar në spitalin e “Pathum Thani” në Bangkok, ku mjekët konstatuan se për t’i shpëtuar jetën të voglit, i duhej prerë organi gjenital.

Fëmija, siç shkruan noa.al, pësoi dëmtime serioze edhe në bark, përveçse në pjesët intime.

Nëna e të voglit e kishte lënë fëmijën tek çifti, teksa kishte shkuar në punë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur disa muaj më parë, por vetëm këtë javë, me ndërhyrjen e avokatit të njohur Songkam Achariyasap, policia nisi hetimet.

Avokati deklaroi se vogëlushi vuan shpesh nga ankthi dhe çrregullime psikologjike. /a.y/noa.al