Transmetuar më 14-07-2017, 20:42
Në 14th Factory të Los Angeles, SHBA, ndodhi ajo që një artist i druhet më shumë, shkatërrimi i veprës së tij.
Bëhet fjalë për një instilacion artistik, ku një turiste duke dashur të bëjë një fotografi selfie, befas u mbështet pak si tepër, duke prishur çdo gjë.
Është pikërisht kjo ajo që i ndodhi artistit Simon Byrch këtë të enjte, në një dhomë ku ndodheshin 60 skulptura të tij njëra pas tjetrës.
Shkujdesja e gruas çoi në shkatërrimin e veprës prej 200 mijë dollarë, siç mund të shihni në videon që noa.al sjell më poshtë.
Gruaja u filmua nga kamerat e sigurisë dhe tashmë policia po punon për ta kapur. /a.y/noa.al