Transmetuar më 14-07-2017, 18:51

Këngëtarja Soni Malaj, e cila këtë verë ka publikuar disa këngë e videoklipe njëra pas tjetrës që janë pritur mjaft mirë, po kalon edhe një fazë të suksesshme personale.

Ajo jeton prej kohësh tashmë një histori të lumtur e të konsoliduar me partnerin e saj Klevin. Marrëdhënia e tyre është bërë madje familjare.

Soni tashmë konsiderohet si “nusja e shtëpisë” nga familja e Klevit.

Prindërit e tij janë pikasur nga paparaci i revistës “who” teksa shijojnë një darkë me çiftin e ri. E pranishme ishte edhe vogëlushja e Sonit, Ana. Ata duken shumë në konfidencë me njeri- tjetrin dhe duket se darka, ka pasur edhe takime të tjera më parë.

Megjithatë nuk dihet ende nëse çifti ka ndonjë plan për dasmë.