Transmetuar më 14-07-2017, 16:09
Publicitet

Moderatorja Alketa Vejsiu gjatë gjithë kohës ka ruajtur një profil serioz, si në formatet që i janë besuar, edhe në pamjen e saj.

Ajo është cilësuar si një prej prezantuesve më korrekte në drejtim, por edhe në veshje.

Por Alketa duket se nuk u ka rezistuar temperaturave të nxehta, duke ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, fotografi me bikini.

Ajo shihet në pishinë me bikini ngjyrë blu apo duke ecur në bar, ku shfaq një trup vërtetë të admirueshëm.

Pavarësisht se është nënë e dy fëmijëve, Alketa vijon të ruajë një pamje mjaft të freskët. /a.y/noa.al

Loading...