Transmetuar më 14-07-2017, 13:05
Publicitet

Shkencëtarët kanë zhveshur qelizat e zemrës së një miu duke lënë skeleturën e fortë, në të cilën pastaj janë vendosur qelizat njerëzore të cilat janë zhvilluar me sukses në qeliza të zemrës.

Studiuesit kanë thënë që ky zbulim do të revolucionarizojë testimin e ilaçeve, duke mundësuar që ato të testohet në zemra artificiale, si dhe mund të çojë në krijimin e një metode të re për të gjeneruar qeliza të muskujve të zemrës në mënyrë artificiale.

Besohet se një ditë do të arrihet të krijohet një zemër e njeriut tërësisht funksionale, e cila mund të përdoret për transplant.