Transmetuar më 13-07-2017, 22:26
Publicitet

Një deklaratë bombë erdhi mbrëmjen e sotme gjatë procesit të rinumërimit të votave në 64 kuti të Tiranës, ku PDIU pretendonte se kishte pasur shkelje në procesin e administrimit të votave dhe numërimit të tyre.

Erion Manahasa, përfaqësuesi ligjor i PDIU, gjatë mbledhjes së KQZ që u transmetua drejtpërdrejt, deklaroi se kjo parti ka vjedhur vota gjatë procesit zgjedhor të 25 qershorit 2017.

Ndërsa bëri këtë pohim, z.Manahasa dialogoi me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, i cili u detyrua të kërkonte nga Manahasa që të përsëriste deklaratën e tij, nëse ishte gabuar në atë që tha.

Por z.Manahasa ishte i sigurt në deklaratën e tij dhe e mbrojti edhe një herë kur përsëriti se nga ana e PDIU ishin vjedhur vota. /noa.al/

Loading...