Transmetuar më 13-07-2017, 18:51

Kryeministri Edi Rama paralajmëron zvogëlim të qeverisë së re, e cila pritet të krijohet në muajin shtator.

Teksa ka bashkëbiseduar pasditen e sotme me qytetarët e Durrësit, ai ka thënë se nuk do të ketë më një numër të madh ministrish.

“Qeveria e re do të jetë më e vogël, por edhe më efiçente në shërbim të qytetarëve”, u shpreh ai.

Më herët, Rama tha se platforma e bashkëqeverisjes, ku çdo anëtar i koalicionit do ketë akses në qeverisje nëpërmjet lidhjes online, nuk do jetë thjeshtë një faqe ku njerëzit shfryjnë dhe ankohen.

Por siç deklaroi ai, do ketë pas një ushtri me persona që do bëjnë punën verifikuese dhe punën ligjore, për të çuar aty ku kanë vendin gjithë ata zyrtarë që sillen me hallet e njerëzve si harbut. /a.y/noa.al