Transmetuar më 13-07-2017, 17:58

Pak ditë më parë këngëtari Alban Skënderaj, përjetoi një prej momenteve më të vështira në jetën e tij, vdekjen e së ëmës.

Albani po e përjeton shumë keq ikjen e parakohshme të saj, e cila e ka shenjuar thellë.

Duke publikuar në Instagram, një fotografi ku shihet me të ëmën, ai ka publikuar një mesazh prekës.

“Mendoja se isha i aftë me fjalët por më dridhet zëri sa herë që mendoj për ty. Gjuha e zemrës nuk ka nevoje për fjalë! Të dua përjetësisht engjëlli im”, shkruan Albani.

Nëna e këngëtarit u nda nga jeta, pas një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej disa kohësh. Ajo jetonte në Itali, ku edhe po kurohej për sëmundjen, por nuk i’a doli pavarësisht mjekimeve të marra. /a.y/noa.al