Transmetuar më 13-07-2017, 16:10
Publicitet

Një peshkaqen i madh i bardhë u hodh brenda një anije peshkimi për të sulmuar. Lartësia prej 15 metrash duket se nuk e pengoi peshkaqenin ta kafshonte në krahë kapitenin 73-vjeçar. Nga kjo situatë e pazakonshme një ndër personat që u rrezikua ishte i moshuari i cili mori plagosje në krahë pasi peshkaqeni e kafshoi, por fatmirësisht pa rrezik për jetën.

Australiani Terry Selwood ishte duke peshkuar në ujërat e qetë në të njëjtin vend ku dilte gjatë 50 viteve të fundit, kur një peshkaqen me gjatësi prej 7 metra dhe rreth 440 kilogramë, kërceu në anijen e tij në fund të muajit qershor.

“Pata një turbullim në qoshen e syrit, kur befas mori një goditje në parakrah, pastaj mbeta i plagosur edhe humba shumë gjak”, tha Selwood për mediat vendase.

Kur ai pa poshtë, tha me vete “Ka një peshkaqen në varkë me mua!”

Seleood i tha NBC News në një intervistë telefonike të hënën se ai humbi “pak mish” në anën e djathtë, nga sulmi i peshkaqenit.

Ai tha se oficerët e rojës bregdetare nuk e besuan historinë e tij, deri sa shkuan në varkë dhe panë gjithçka, pasi ai e vrau peshkaqenin, shkruan noa.al.

“O Zoti im, shiko! Ka një peshkaqen në barkën tënde!”, thanë oficerët e rojes bregdetare.

Ndër të tjera ata shtuan se: “Në këtë zonë ka shumë peshkaqenë por na çudit fakti që si mund një peshkaqen të kalojë një lartësi prej 15 metrash”.

Si me ironi 73-vjeçari u shpreh se, “Mendoj se herën tjetër mund të gjej një krokodil që të luftoj, vetëm për të qëndruar në qendër të vëmendjes”. /d.m/noa.al

Loading...