Transmetuar më 12-07-2017, 11:43

Një shpërthim i fuqishëm është shënuar në Modem, port në Gjermani. Së paku 13 persona, pjesa më e madhe zjarrfikës kanë mbetur të plagosur, si pasojë e shpërthimit të një jahti.

Zjarrfikësit po përpiqeshin të shuanin zjarrin e rënë në jaht, të martën mbrëma, kur befas ndodhi shpërthimi.

Njëri nga të plagosurit është në gjendje kritike.

Shkaqet e shpërthimit nuk janë bërë ende me dije, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se ka shpërthyer bateria e jahtit. /a.y/noa.al