Transmetuar më 11-07-2017, 17:26
Publicitet

Tendencat e teknologjisë botërore gjatë dekadës së fundit kanë drejtuar sytë nga "e mençura" ose "inteligjentja". E njëjta tendencë ka nisur edhe në Shqipëri, e përqendruar më tepër në Tiranë, ku çdo problemi po i jepet zgjidhje teknologjike. Kjo është më praktike dhe për më tepër automatike, përmes sistemeve inteligjente të cilat ulin konsumin e kohës, ndotjes dhe energjisë. Që herët, këto projekte janë mbështetur dhe zhvilluar edhe nga një prej gjigantëve të telekomunikacionit, siç është Deutsche Telekom. Edhe në vendin tonë kanë filluar të aplikohen projekte të tilla, të cilat janë mbështetur nga Telekom Albania. Një panoramë më të detajuar rreth konceptit të "Qytetit të mençur" dhe sfidave të këtyre projekteve nëpër botë dhe konkretisht në Shqipëri, e jep Menaxherja për Produktet e Reja të Teknologjisë së Informacionit në Telekom Albania, Landa Grembi.

Si mund të përkufizohet koncepti “Smart City”?

Smart city apo “Qytetet Inteligjente” në opinionet e shumë studiuesve janë një manifestim i Ndërthurjes ose Bashkëveprimit të Objekteve (Internet of Things), të cilat me anë të funksionit teknologjik, arrijnë të bashkërendojnë organizimin e një strukture. E gjithë kjo ndodh përmes Teknologjisë së Informacionit. Një shembull tipik mbetet përdorimi i sensorëve, qoftë këta të pavarur apo ata të vendosur në një pajisje fizike, të cilët gjenerojnë të dhëna që mund të komunikohen, integrohen dhe më pas analizohen për të vënë kështu në funksion dhe për të përmirësuar disa prej aspekteve të jetës në një qytet. Mes ekspertëve të fushës, përdorim shpesh përkufizimin: Instrumenti i ndërlidhur, inteligjent. Të gjitha këto i mundësojnë administratave të qyteteve të grumbullojnë, përpunojnë dhe t’i komunikojnë qytetarëve informacion. Mark Deakin (drejtues i qendrës së Smart City në Edinburgh, Napier University) e përkufizon “Qytetin Inteligjent” si një përdorues i Teknologjisë së Informacionit për të përmbushur kërkesat e qytetarëve. Për këtë arsye, përfshirja e komunitetit është shumë e rëndësishme në këtë proces. Një qytet inteligjent do të ishte një qytet, i cili jo vetëm zotëron teknologjinë e informacionit në fusha të veçanta, por gjithashtu përdor teknologjinë në mënyrë që të ndikojë pozitivisht në jetën e komunitetit.

A mund të konsiderohet risia e parkimit me SMS një projekt i mençur?

Nëse do t’i referohemi ofrimit të teknologjive te qytetarët (klientët e një qyteti), padyshim që pagesa e parkimit me SMS është një projekt inteligjent, por jo vetëm. Ashtu sikurse të dhënat e marra nga pagesa e parkimit përmes SMS-ve, për bashkitë është një instrument i cili ndihmon në përpilimin e planeve të mëvonshme të qyteteve. Duke parë ecurinë e këtij projekti, një bashki mund të planifikojë fare mirë investimet e ardhshme për përmirësimin e jetës në qytet.

Çfarë nismash janë ndërmarrë në qytetin e Tiranës, në kuadër të projekteve “Smart”?

Tirana po rritet çdo ditë e më shumë e për pasojë kërkesat nga qytetarët, sikurse ndodh në çdo qytet tjetër të Europës, janë më të larta. Disa projekte janë të dukshme, apo thënë ndryshe të prekshme për qytetarët, e disa jo. Përmendim këtu furnizuesit elektrikë që iu dhuruan qytetit të Tiranës nga Telekom Albania, të cilët u japin mundësinë përdoruesve të makinave elektrike të karikojnë makinat e tyre, falas.

Gjithashtu, një nga risitë e fundit që kemi parë në qytetin e Tiranës është “Open Data Tirana”, e cila është një nismë promovuese sipas parimit të të Dhënave të Hapura. Qëllimi është përpunimi i të dhënave nga drejtoritë dhe institucionet e varësisë së Bashkisë së Tiranës duke i publikuar në Internet, për t’u aksesuar nga kushdo. E gjitha kjo rrit qasjen e qytetarëve për të kërkuar informacion në kohë reale.

A mund të na thoni diçka më shumë për furnizuesit elektrikë që Telekom Albania i dhuroi qytetit në dy parkimet e reja nëntokësore? Çfarë avantazhi sjell ky donacion për qytetin?

Në Tiranë qarkullojnë rreth 203 automjete publike, numër i cili mendohet që të rritet nga Bashkia për shkak të rritjes së popullsisë nga dita në ditë. Sipas të dhënave të marra nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit të vendit tonë, dita pa makina (iniciative e marrë nga Bashkia e Tiranës) rezultoi se uli ndotjen ne zonën pa trafik deri në 40%, duke ri-konfirmuar që kontribuuesit kryesorë të ndotjes janë automjetet. Vendosja e këtyre furnizuesve elektrikë do t’i japë një arsye më shumë qytetarëve që të konsiderojnë makinën elektrike si blerjen e radhës, si dhe turistëve që vijnë me një makinë elektrike, të kenë mundësi furnizimi. Furnizuesit elektrikë janë një nga iniciativat që Telekom Albania ka ndërmarrë duke i shtuar kështu një vlerë më shumë qytetit, në dy parkimet nëntokësore që u inauguruan rishtazi.

Cilat janë fushat teknologjike ku investon më shumë Telekom Albania?

Ofrimi i risive të fundit teknologjike vjen së pari për klientët e Telekom Albania. Ne, çdo ditë përmirësojmë shërbimet tona duke ofruar cilësi më të lartë. Kujdesemi shumë që teknologjitë e reja t’i shtojnë vlerë komuniteteve ku jetojmë duke u bërë kështu pjesë e pandashme e shoqërisë, e bizneseve dhe evoluimit të tyre në epokën dixhitale.

Cilat kanë qenë projektet teknologjike më interesante që keni zhvilluar gjatë këtyre viteve që punoni në Telekom Albania dhe cilin mund të veçoni si projektin më të suksesshëm?

Të jesh pjesë e Telekom Albania prej shumë vitesh, kthehet në një familje të dytë dhe për mua ka ndodhur pikërisht kështu. Projektet kanë qenë të shumta ndër vite dhe tejet interesante. Prej gjithë projekteve dua të përmend një produkt që në fakt solli një risi të jashtëzakonshme për prindërit në Shqipëri: Ora “MyKid”. Mykid është gjithmonë me fëmijën dhe mundëson lidhje të vazhdueshme komunikimi me prindin, përmes telefonit celular, kompjuterit apo tabletit. Prindërit janë të sigurtë për fëmijët duke ditur në çdo moment ku ndodhen ata. Por, besoj shumë se projekte të tjera edhe më interesante dhe të vlefshme do ia zënë vendin atyre që kanë kaluar. 

Para pak kohësh në Tiranë u zhvillua një konferencë ndërkombëtare për të rejat e fundit në projektet e menaxhimit të qyteteve në mënyra inteligjente. Cilat ishin prirjet që u diskutuan në konferencë?

Së pari, dua të theksoj faktin që kjo konferencë zhvillohet dy herë në vit në një nga vendet ku Deutsche Telekom është i pranishëm dhe për herë të parë konferenca u zhvillua në Tiranë. Ekspertët e teknologjisë të cilët janë njëkohësisht edhe partnerë strategjikë të Deutsche Telekom, erdhën nga të gjitha vendet e botës. Risitë e fundit teknologjike që u prezantuan në konferencë ishin të shumta, por do të doja të përmendja disa nga ato që unë konsideroj më kryesoret: Menaxhimin e ndriçimit në qytete, menaxhimi i transportit publik, menaxhimi i trafikut, etj. Të gjitha këto janë projekte shumë të prekshme edhe për qytetet shqiptare dhe Telekom Albania do të vijojë të jetë i gatshëm për të mbështetur çdo projekt të tillë, që i vjen në ndihmë qytetarëve duke marrë përvojën më të mirë nga Deutsche Telekom.

Deutsche Telekom ka zhvilluar disa projekte dhe kërkime në fushën e qyteteve inteligjente. Sipas jush, cilat janë projektet më interesante që mund të përmenden?

Qytetet e sotme përballen me sfida të mëdha duke filluar nga rritja e popullsisë dhe zvogëlimi i buxheteve, deri te nevoja për mirëmenaxhimin e përdorimit të burimeve që disponon një qytet. Motoja e Deutsche Telekom është: “Zgjidhje të zgjuara për qytete inteligjente”. Deutsche Telekom ka bashkëpunuar me një numër të madh qytetesh në të gjithë Europën duke ofruar shërbime të tilla për qytetet. Në bashkëpunim me administratat e qytetit, fillimisht është përqendruar në zgjidhjet për lëvizshmëri inteligjente si parkimi, aplikimet e ndriçimit dhe të sigurisë publike.

Për shembull, në Hamburg, Gjermani së fundmi po instalohen rreth 11,000 hapësira parkimi me sensorë si pjesë e qasjes së kompanisë për t’i dhënë jetë menaxhimit inteligjent të trafikut dhe shërbimit të parkimit dixhital. Zgjidhja e re do të lehtësojë kërkimin për hapësirat e parkimit në dispozicion dhe do të pakësojë trafikun në qytet.

Zgjidhje të ngjashme të lëvizshmërisë janë instaluar në Budapest, Bukuresht, Dubrovnik dhe Shkup, ku pranë parkimit inteligjent po ofrojmë edhe zgjidhje të tjera për lëvizshmërinë si biçikletat apo sistemet e menaxhimit të urbanëve. Në Gijon të Spanjës, Deutsche Telekom po punon me administratën lokale të qytetit për të përshtatur një sistem gjithëpërfshirës të ndriçimit, ku janë pajisur më shumë se 1,000 drita inteligjente në rrugë. Zgjidhje të tjera të ndriçimit janë instaluar në Monheim të Gjermanisë, Halkida dhe Patra të Greqisë, si dhe Dubrovnik të Kroacisë. Ofrohen zgjidhje inteligjente për mbetjet, si për shembull në ishullin Kroat të Krk ose në kryeqytetin rumun, Bukuresht. Këto janë vetëm disa shembuj, por mundësitë janë dhe mbeten të pafundme! /noa.al/

ENGLISH VERSION

Loading...