Transmetuar më 10-07-2017, 19:37

Inter dhe Fiorentina arrijnë marrëveshjen për transferimin e futbollistit Borja Valero.

Mesfushori spanjoll është transferuar te skuadra zikaltër, ndërsa lajmin e ka bërë të ditur në mënyrë zyrtare skuadra e Fiorentinës.

Borja Valero mësohet se ka kryes me sukses testet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare me Interin.

Mediat italiane shkruajnë se mesfushori spanjoll, i ka kushtuar Interit 5.5 milionë euro./a.k/noa.al/