Transmetuar më 10-07-2017, 17:59

“Vajzat mbi 50 kilogramë nuk duhet të publikojnë fotografi me bikini”. Është ky postimi i bërë në Twitter nga një përdorues me emrin The King, i cili ka bërë që të shpërthejnë polemikat.

Ndërsa është piku i verës, shumë vajza e kanë kthyer të modës publikimin e fotografive me rroba banje. Por ky postim i tij u përball me reagime të shumta, duke qenë se komenti i tij u cilësua si fyes.

Në përfundim, “The King” tentoi të mbrohej duke thënë se, “Dua të bëj të qartë se postimi ishte vetëm një shaka, dhe se nuk besoj se femrat nuk duhet të fotografohen për shkak të peshës së tyre”.

Por pavarësisht këtij justifikimi... zemërimi mbeti. /a.y/noa.al